Krasniqi (fis)

Grastenicchia Fiume (lumi i Krasniqës, Valbona) më 1688 nga hartografi Venecian, Vincenzo Coronelli
Valbona

Krasniqi është një fis dhe rajon historik shqiptar në Bjeshkët e Nemuna në Shqipërinë verilindore, në kufi me Kosovën.[1] Rajoni shtrihet brenda rrethit të Tropojës dhe është pjesë e një zone më të gjerë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila historikisht njihet si Malësia e Gjakovës. Krasniqi shtrihet nga lumi Valbonë në veri deri në liqenin e Fierzës në jug dhe përfshin qytetin Bajram Curri. Pjesëtarë të fisit Krasniqi gjenden edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

  1. ^ Arshi Pipa (1978), Albanian folk verse: structure and genre, Volumes 17-19, Trofenik, fq. 126

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy